KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë
përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve
në procesin e krijimit të politikave,
rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.
Logo e TI

Transparenca dhe Kundër-korrupsioni

09-12-2017 - Prizren

Korrupsioni ne karikaturat e qytetareve

Facebook  Twitter

Në Sheshin e Lidhjes në Prizren, sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, komuniteti i artistëve por edhe qytetarët e rëndomtë, përmes të shprehurit artistik dhe karikaturave po portretizojnë korrupsionin dhe efektet e tij në shoqërinë kosovare. Ky aktivitet është organizuar nga KDI me synim të ndërgjegjësimit shoqëror për pasojat që korrupsioni shkakton në jetën e përditshme dhe pengesat që prodhon në zhvillim. Qëllimi i aktivitetit është që qytetarët përmes pjesëmarrjes aktive të fuqizohen për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi nga institucionet dhe të zgjedhurit e tyre.

 

Derisa në Prizren shumë qytetarë po japin kontributin e tyre në këtë përpjekje, në Prishtinë , në sheshin Zahir Pajaziti, KDI ka organizuar ekspozitën e fotografive më të mira kundër-korrupsion për vitin 2017. Fotografitë janë mbledhur përmes thirrjes së hapur në rrjetet sociale, ndërsa kësaj iniciative u janë përgjegjur shumë artdashës dhe qytetarë të rëndomtë.

 

 

Sivjet KDI mbushë një dekadë si degë e Transparency International në Kosovë, organizatës globale që lufton korrupsionin. Gjatë gjithë kësaj kohe, përmes realizimit të projekteve të ndryshme si monitorimi i prokurimit publik dhe kontratave me risk te lartë, monitorimi i financave të partive politike, projektet për vlerësim të Sistemit të Integritetit Kombëtar, projekti për Avokim dhe Këshilla ligjore për raportuesit e korrupsionit KDI ka arritur të ketë ndikimin e saj praktik në Kosovë në luftimin e korrupsionit.

 

Gara për karikaturën dhe fotografinë më të mirë është mbështetur nga USAID, projekti TEAM.

<< Kthehuni mbrapa




LAJMËRO
KORRUPSIONIN

TEL

0800 77777


Thirrjet janë pa pagesë,
të besueshme dhe konfidenciale.


DATABAZA PËR HULUMTIME
    PARLAMENTARE

Regjitrohu këtu


Ngjarjet e fundit

Ngjarje tjera: (16)...


KDI në media


Newsletter






Publikimet tjera: (0)...


WEB FAQE PËR PROGRAME DHE RRJETËZIME





Copyright 2005 - 2018 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved