Printoje kėtu:

Instituti Demokratik i Kosovės
Kosova Democratic Institute
www.kdi-kosova.org


E premte, 14 maj 2010

KDI hap diskutim pėr ligjin e ri tė deklarimit tė pasurisė sė zyrtarėve tė lartė publik



Ferizaj, 14 maj 2010 – KDI sot mbajti njė debat nė qytetin e Ferizajt, tema e tė cilit ishte;“ implementimi i ligjit tė ri pėr deklarimin e pasurisė sė zyrtarėve tė lartė publik .Qėllimi i kėtij debati ishte qė tė shihet mė pėr sė afėrmi se sa janė tė informuar zyrtarėt e lartė tė nivelit lokal pėr kėtė ligj , tė diskutohet pėrmbajtja e tij , si dhe nė ēfarė mase mund tė zbatohet ky ligj me pėrmbajtjen qė ka. Nė kėtė debat ishin tė ftuar Kryetari i komunės sė Ferizajt , zėvendės kryesuesi, kėshilltaret komunal, anėtaret e partive tė ndryshme, qytetarėt dhe mediat. Ndėrsa, munguan pėrfaqėsuesit e partisė kryesore qė udhėheq kėtė komunė (PDK) , te cilit nuk shprehen vullnet pėr tė marr pjesė nė kėtė lloj diskutimi. Ky debat u organizua nė kuadėr tė projektit tė pėrbashkėt nga KDI dhe Lėvizja FOL me titull " Bazė ligjore dhe mekanizma funksional pėr qeverisje tė mirė" , pėrkrahur nga USAID dhe Instituti pėr Komunitete tė Qėndrueshme (ISC).

Merita Mustafa menaxhere e programit anti-korrupsion tha se"diskutimi ynė i sotėm , nuk ėshtė i rastėsishėm , pasi qė trajton njė ligj i cili ka njė rėndėsi tė veēantė nė parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, e qė sot ėshtė mjaftė me rėndėsi nė mėnyrė qė tė kthehet besimi i qytetareve ndaj zyrtarėve tė lartė. Besimi i qytetareve ndaj zyrtarėve tė lartė gradualisht ėshtė duke u humbur, sepse qytetaret po e vėrejnė se; me marrjen e njė posti, zyrtaret e lartė publik po arrin tė pasurohen nė mėnyrė enorme dhe atė pėr njė kohė shumė tė shkurtėr". Sipas konventės ndėrkombėtare kundėr korrupsionit "zbatimi i kėtij ligji mund tė ketė njė efekt tė madh nė parandalimin e korrupsionit , pasi qe i mundėson qytetarėve tė vendit qė t’i qasen pasurisė sė zyrtarėve tė lartė dhe tė bėjnė monitorimin e saj" , u shpreh ajo.

Diskutimi u hap me shumė vėrejtje dhe kritika nga pjesėmarrėsit, tė cilat kryesisht kishin tė bėnin me: mungesėn e informimit tė zyrtarėve komunal pėr kėtė ligj, sanksionet e dobėta qė posedon ligji ,dhe mungesėn e transparencės se Agjencionit Kundėr Korrupsionit(AKK), pėrshkak tė mos publikimit tė emrave tė atyre zyrtarėve tė cilėt nuk e kanė deklaruar pasurinė. Pjesėmarrėsit u shprehen mjaftė skeptik pėr mundėsinė e verifikimit tė pasurisė nga ana e AKK, pasi qė ka shumė raste kur pasuria e ndonjė zyrtari bartet ne emėr tė personave tė tjerė, gjė qe e pamundėson transparencėn e plotė tė deklarimit tė pasurisė sė zyrtarėve publik. Si shqetėsim tjetėr ishte edhe gjendja e Gjykatave dhe Prokurorive nė Kosovė, pa funksionimin e tė cilave asnjėherė nuk mund tė mendohet se do te kėtė zbatim tė kėtij ligji dhe luftim tė korrupsionit.

Rekomandimet qė u dhanė nė kėtė debat ishin:


  • Sanksionet pėr mos deklarim te pasurisė duhet tė jenė mė tė ashpra

  • Kuvendi qendror t’i ftojė pėr diskutim zyrtarėt e nivelit lokal para se tė bėhet aprovimi i ligjeve

  • AKK tė kėtė transparencė mė tė madhe nė punėn e saj, si dhe t’i publikoj emrat e atyre tė cilėt nuk e deklarojnė pasurinė

  • AKK tė verifikoj pasurinė e ēdo zyrtari nė mnėyrė tė rregullt

  • AKK tė delegoj nga njė person ne nivel komunal , i cili do te jete pėrgjegjės pėr informimin e zyrtarėve tė lartė pėr obligimet e tyre qė dalin nga ligji pėr deklarimin e pasurisė


Printoje kėtu:

  
www.kdi-kosova.org