Kthehu te aktivitetet |
Printo artikullin |
|
E enjte, 08 dhjetor 2011 KDI organizon takim pėr promovimin e barazisė gjinore ne Prizren |

Prizren, 8 Dhjetor 2011 Instituti Demokratik i Kosovės ka organizuar njė takim me pėrfaqėsueset e Organizatave tė Shoqėrisė Civile qė veprojnė nė Komunėn e Prizrenit. Gjatė takimit janė shprehur shqetėsimet lidhur me mungesėn e koordinimit te veprimeve tė organizatave qė merren me promovimin e barazisė gjinore nė komunėn e Prizrenit.
Fillimisht pėrfaqėsuesi i Institutit Demokratike ka prezantuar mekanizmat nacional dhe lokal pėr promovimin gjinor dhe ka paraqitur sfidat qė ndodhen para kėtyre organizatave. Po ashtu ėshtė bėrė prezantimi i udhėzuesit pėr promovim gjinor nė nivel te komunės sė Prizrenit qė ėshtė pėrpiluar nga Instituti Demokratik; ku janė shpjeguar mėnyrat e bashkėpunimit qeveri lokale - shoqėri civile, dhe ėshtė propozuar krijimi i procedurave standarde tė veprimit qė do tė ofronin transparence dhe gjithė pėrfshirje. Merita Halitaj nga organizata One to One Kosova ka theksuar se ndarja e fondeve tė komunės se Prizrenit pėr organizata jo qeveritare ėshtė veprim shumė i rėndėsishėm dhe ėshtė e nevojshėm qė tė krijohet njė komision i veēantė i cili do tė vlerėsonte projekt propozimet e organizatave jo qeveritare. Kjo pėr arsye se nėpėrmjet kėtyre praktikave mund tė ofrohet transparence dhe llogaridhėnie pėr mėnyrėn se si shpenzohen mjetet e buxhetit tė konsoliduar pėr projektet e shoqėrisė civile.
Tė gjithė tė pranishmit ishin tė mendimit se ėshtė me rėndėsi qė Zyrtarja pėr Barazi Gjinore tė jetė personi kyē nė procesin e pėrparimit tė bashkėpunimit tė autoriteteve lokale me sektorin joqeveritar. Njėkohėsisht bazuar nė Ligjin Kosovar pėr Barazi Gjinore tė gjitha projekt propozimet e dėrguara nga sektori civil duhet ta kenė tė inkorporuar komponentin gjinor.
Nė pėrfundim tė gjithė tė pranishmit janė pajtuar qė te vazhdohet me organizimin e takimeve tė rregullta tė sektorit civil me Zyrtaren Komunale pėr Barazi Gjinore dhe nė bashkėpunim me Institutin Demokratik tė punohet nė bėrjen e planit tė veprimit pėr barazi gjinore nė nivel komunal. Ky aktivitet ėshtė realizuar nė kuadėr tė projektit Pjesėmarrja e qytetarėve dhe principet pėr njė qeverisje tė mirė projekt ky i mbėshtetur nga The Olof Palme Center (OPIC). |
|
|