
Prishtinė, 9 dhjetor 2011 - Instituti Demokratik i Kosovės (KDI) / Transparency International Kosova (TIK) dhe Transparency International Albania, me rastin e Ditės ndėrkombėtare kundėr-korrupsionit kanė organizuar tryezė me temėn Transparenca nė financimin e subjekteve politike, ku ėshtė diskutuar tema qė nuk kanė tė bėjnė vetėm me transparencėn e subjekteve politike, por mbi tė gjitha edhe me vetė motot tjera tė organizatės Transparency International tė cilat janė llogaridhėnia, gjithpėrfshirja, dhe zero-korrupsioni.
Nė lidhje me relacionin e legjislacionit dhe zbatim tė tij mbi financimin e subjekteve politike, u konstatua se Kosova ka dispozita ligjore tė mjaftueshme nė kėtė fushė, por ka ngecje nė zbatimin e tyre si nga ana e subjekteve politike, po ashtu edhe nga organet mbikėqyrėse si KQZ-ja. Duke folur pėr subjektet politike, Ismet Kryeziu, Drejtor ekzekutiv i KDI/TIK, i referohet Raportit tė Barometrit Global ku vlerėsohet se subjektet politike perceptohen si institucionet mė tė korruptuara nė Kosovė dhe nė vazhdimėsi, pėr ditė e mė tepėr, perceptimi ėshtė se subjektet politike bashkėveprojnė me krimin e organizuar, se subjektet politike janė tė financuara nga para tė dyshimta, se subjektet politike nuk janė transparente nė financimin e tyre, dhe se kultura e cila zhvillohet brenda subjekteve politike mbartet nė institucionet qeverisėse nė Kosovė. Duke u bazuar nė kėto fakte, mund tė thuhet qė ėshtė ndėrtuar perceptimi qė subjektet politike nė Kosovė garojnė pėr pushtet ekonomik dhe jo pėr pushtet politik, ka thėnė ai.
Njė pasqyrė mbi situatėn nė Shqipėri ėshtė dhėnė nga Lutfi Dervishi, Drejtor i TI Albania, i cili foli pėr rėndėsinė dhe rolin e subjekteve politike nė sistemet demokratike. Partitė politike duhet ti konsiderojmė si kėshtjella tė demokracisė, ku buron debati publik, nga dalin institucionet e reja, dhe nė kėtė mėnyrė do tė duhej tė jetė modeli i institucioneve. Sipas Dervishit, nga 63 subjekte politike tė regjistruara nė Shqipėri, vetėm 4 prej tyre janė tė pėrfaqėsuara nė Parlamentin Shqiptar ndėrkaq me ndryshimet kushtetuese nė vitin 2008, Shqipėria po shkon drejt njė modeli dy-partiak. Nė raportimet mbi fushatėn qė janė dhėnė, ka njė mospėrputhje me atė qė ėshtė raportuar nė letra dhe asaj ēka ėshtė nė tė vėrtetė.

Ndėrkaq, Miklos Marschall, Zėvendės Drejtor Gjeneral, nga Sekretariati i Transparency International, gjithashtu duke iu referuar Raportit tė Barometrit Global, ka alarmuar pėr pesimizmin e shtetasve tė Republikės sė Kosovės. Ai i ka cituar tė gjeturat se njerėzit e Kosovės nuk mendojnė qė Qeveria e Kosovės po bėnė punė tė mirė nė luftimin e korrupsionit, dhe nė fakt nuk presin qė korrupsioni do tė ulet. E ky fakt ėshtė goditės, duke e marrė parasysh qė jeni njė shtet i sapoformuar dhe keni popullatėn mė tė re nė Evropė. Arben Ristani, Kryesues i Komisionit Qendror Zgjedhor tė Republikės sė Shqipėrisė, ka folur pėr rolin e institucioneve nė ndėrtimin e demokracisė. Institucionet nė vendet tona nė Kosovė dhe Shqipėri janė institucione tė reja nė ndėrtimin e demokracisė, qė kanė nevojė pėr kolaudimin e tyre dhe do tė marrin kohėn e vetė i gjithė procesi pėr tė pasur institucione kredibile dhe stabile. Ai ka trajtuar ēėshtjen e financimit tė subjekteve nė dy drejtime, nė atė se ka nevojė pėr ligje tė mira dhe atė se ka nevojė pėr njerėz tė pėrgjegjshėm dhe tė zotė nė punėn e tyre.
Ndėrkaq, Arben Gashi, Deputet i LDK-sė dhe kryetar i Komisionit pėr legjislacion dhe gjyqėsi nė Kuvendin e Kosovės, nė lidhje me Shqipėrinė ka thėnė se ligji ėshtė i ri, kryetari ėshtė i ri, administrata ėshtė e re, por rezultati ėshtė i vjetėr nė kuptimin e perceptimit dhe pranimit nga partitė politike. Ndėrkaq nė lidhje me Kosovėn ka thėnė se Kosova ėshtė shtet i ri, ligjin e ka tė ri, kryetaren e KQZ-sė e ka tė re, por problemin kryesor dhe qė ėshtė i ri ėshtė se zgjedhjet janė vjedhur. Gjithashtu, Gashi ka shtruar nevojėn pėr kodifikimin e ligjeve nė lidhje me zgjedhjet, nė njė kod unik zgjedhor. Ai ka kritikuar prokurorinė dhe gjykatat pėr shqiptime tė mangėta pėr keqpėrdorimet qė janė bėrė gjatė zgjedhjeve, por edhe mediat dhe shoqėrinė civile pėr tė cilat ka thėnė se janė bėrė palė e problemit, nė vend se tė bėheshin opozitė e problemit. Nė lidhje me vetėdijen e zyrtarėve, ka folur Visar Ymeri, Deputet dhe shef i Grupit Parlamentar tė Lėvizjes Vetėvendosje, i cili ka thėnė se nuk mendon se korrupsioni po ndodh nga mosdija, por fatkeqėsisht ata qė po korruptojnė janė shumė tė vetėdijshėm ēka po bėjnė. Ndėrkaq, Myzejene Selmani, Shefe i Grupit parlamentar KKR, ka kėrkuar mė shumė transparencė nga subjektet politike nė lidhje me raportimet e financave tė tyre nė KQZ, dhe publikimin e raporteve financiare tė subjekteve politike.
Faktori ndėrkombėtar dhe roli i tij nė situatėn e tanishme qė gjenden subjektet politike nė Kosovė, dhe lidhja me nivelin e korrupsionit nė vend, ėshtė pasqyruar nga Akademik Nexhat Daci, kryetar i LDD-sė. Duke folur pėr kohėrat nė tė cilat ka kaluar Kosova, ka thėnė se njė pjesė e aktualitetit i takon edhe babait kumulativ ose faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė.
Nė pjesėn e diskutimeve janė pėrfshirė edhe pjesėtarė tė mediave, profesorė universitarė, ish deputetė tė legjislaturave tė mėparshme, pjesėtarė tė shoqėrisė civile, tė cilėt kanė kontribuar dhe e kanė pasuruar diskutimin dhe tryezėn nga aspekte tė ndryshme. |