Online 2 users |

Websitet tona tė tjera

Tenderi im

Vota ime

Demokracia nė Veprim

Raporte / Komunikata
 

Aktivitetet e kaluara
Maj 2012
MaEnPrShDi
  1  2  3  4 5  6
 7 8  9  10 11  12  13
 14  15 16  17 18  19  20
 21  22 23  24  25  26 27
 28  29  30 31
 
E-mail kyēja

E-mail

Fjalėkalimi:

Arkivi i aktiviteteve

Kthehu  te aktivitetet | Printo artikullin

E mėrkurė, 09 dhjetor 2009

Kosova nė ditėn Ndėrkombėtare kundėr korrupsionit



Prishtinė, 09 dhjetor 2009 – Instituti Demokratik i Kosovės, pėrkatėsisht programi “Transparenca dhe Antikorrupsioni”, me rastin e 09 dhjetorit - “Ditės Ndėrkombėtare kundėr korrupsionit”, ka organizuar njė tryezė me temėn “Kosova nė ditėn ndėrkombėtare kundėr korrupsion”, me ē’rast ėshtė vlerėsuar se niveli i korrupsionit nė vend ėshtė mjaft shqetėsues dhe ėshtė kėrkuar qė tė punohet mė shumė, sidomos nė kompletimin e bazės ligjore qė lufton korrupsionin.

Pjesėmarrėsit nė tryezė kanė kėrkuar nga institucionet pėrgjegjėse qė tė kenė mė shumė vullnet pėr ta luftuar korrupsionin. Po ashtu, njė element i rėndėsishėm ėshtė konsideruar edhe nevoja qė qytetarėt tė jenė mė aktivė nė denoncimin e korrupsionit dhe bashkėpunimin e tyre me mekanizmat qė luftojnė korrupsionin.

Merita Mustafa, menaxhere e programit tė KDI-sė “Transparenca dhe Antikorrupsioni”, ka deklaruar se pavarėsisht thirrjeve dhe presionit ndėrkombėtar dhe tė shoqėrisė civile, Kosova si shtet ende nuk e posedon legjislacionin e duhur kundėr-korrupsion, strategjinė dhe planin shtetėror kundėr korrupsionit. “Ne sot nuk mund tė mburremi as me shkallėn aktuale tė korrupsionit dhe asnjėherė nuk duhet ta quajmė shtetin tonė si kampion nė Ballkan siē e quan Qeveria, pasi qė sipas raportit tė Transparency International”, shkalla e korrupsionit nė vendin tonė ėshtė vetėm se duke u rritur dhe se kjo shkallė tanimė ka arritur deri nė 3.4, e qė shkalla 5 llogaritet si korrupsion ekstrem”, ka deklaruar Mustafa.

Ajo ka deklaruar se po t’i bėjmė njė vlerėsim mekanizmave pėrgjegjės qė e luftojnė korrupsionin nė vendin tonė del se, policia e krimeve ekonomike dhe agjencioni kundėr korrupsion kanė ende nevojė qė tė fuqizohen e sidomos sistemi i gjyqėsisė i cili ka nevojė qė tė reformohet rrėnjėsisht, duke ditur faktin se ėshtė njė ndėr sektorėt mė tė korruptuara, ndėrsa nė anėn tjetėr ėshtė njė ndėr mekanizmat kryesor nė trajtimin e rasteve tė korrupsionit. “ Po ashtu, nėse analizojmė legjislacionin anti-korrupsion i cili ėshtė nė pėrgatitje e sipėr, ky legjislacion nuk pėrkon me ligjet dhe standardet e BE-se, gjė qė do na vėshtirėsoj edhe procesin e integrimit tė Kosovės nė BE, tė cilin Kosova edhe synon qė ta arrij. Kosovės sot i mungon ende ligji anti-korrupsion, ligji pėr deklarimin e pasurisė, ligji pėr parandalimin e konfliktit tė interesit e veēanėrisht ai pėr financimin e partive politike, i cili ka njė rėndėsi tejet tė madhe nė parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, ka thėnė Mustafa.

Panelisti Ibrahim Gashi, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ka folur pėr procedimin nė Kuvend tė ligjeve antikorrupsion, si dhe ka bėrė njė vlerėsim tė gjendjes nė vend sa i pėrket korrupsionit. “Nė Kosovė trendi i uljes sė korrupsionit nuk mund tė thuhet se ėshtė shumė inkurajues dhe ka lėvizje inkurajuese”, ka deklaruar Gashi, ndėrkohė ka kėrkuar qė korrupsioni nė radhė tė parė duhet tė luftohet tek ata qė janė tė thirrur pėr tė luftuar korrupsionin.

Ndėrkohė, panelisti tjetėr, drejtori i Agjencisė Antikorrupsion, Hasan Preteni ka vlerėsuar se nuk ėshtė duke u punuar sa duhet nė luftimin e korrupsionit. “Korrupsioni nė Kosovė hetohet pak dhe luftohet pak ”, ka thėnė Preteni.

Pjesėmarrėsit tjerė kanė vlerėsuar se si element i rėndėsishėm ėshtė vullneti politik i institucioneve pėrgjegjėse dhe plotėsimi i bazės ligjore kundėr korrupsion.

Ardian Gjini nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka bėrė vėrejtje nė legjislaturėn antikorrupsion. “Ėshtė e vėrtet qė strategjia antikorrupsion ėshtė strategji palidhje. Unė kam thėnė nė Kuvend tė Kosovės qė nė shtator ka qenė dashtė nė bazė tė asaj strategjie me pas veprime tė pėrfunduara nė qershor tė vitit qė shkoj dhe Agjencioni Anikorrupsion ėshtė dashur qė t’i thotė Kuvendit se ka kaluar koha pėr kėtė strategji duhet tė ndėrrojmė”, ka thėnė Gjini.

Ndėrkohė, Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit pėr Gjyqėsi dhe Legjislacion ka shpalosur agjendėn e procedimit tė ligjeve antikorrupsion. Sipas tij, disa ligje janė miratuar, ndėrkohė nė procedim janė edhe Ligji pėr Financimin e Partive Politike dhe Ligji pėr Hetimin Parlamentar.

Nė tryezėn “Kosova nė ditėn ndėrkombėtare kundėr korrupsion” kanė qenė tė ftuar edhe pėrfaqėsues tė Qeverisė sė vendit, tė cilėt kanė munguar.

Rekomandimet e tryezės:

Tė pėrshpejtohet kompletimi i ligjeve antikorrupsion

Rritja e bashkėpunimit ndėrmjet Prokurorisė ,Policisė dhe Agjencionit Kunder Korrupsionit

Kėrkohet vullnet politik i institucioneve pėrgjegjėse pėr ta luftuar korrupsionin

Qytetarėt tė jenė mė tė vullnetshėm nė denoncimin e korrupsionit

Duhet krijohet njė task-force pėr trajtimin e rasteve tė korrupsionit





Donatorėt aktual
 
Video
Corruption Perceptions
Index 2012

Video nė You Tube
"Ligji pėr financimin e partive politike"

Video nė You Tube
"Molla"

Video nė You Tube
"Deklarimi i pasurisė"

Video nė You Tube
 
Copyright 2006 - 2013 © Kosova Democratic Institute - All Rights Reserved